E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Italia do të jetë në “Katar 2022”

Në periferi të Milanos, ndodhet një fabrikë që prodhon trofeun e Kupës së Botës në futboll. Trofeu është bërë nga fabrika GDE Bertoni në qytetin italian të Paderno Dugnano. Italia, nuk do të marrë pjesë në Botërorin e Katarit, pasi nuk arriti të kualifikohej, por gjithsesi, një pjesë e saj do të jetë prezente atje, me trofeun. “Të shohësh kupën ‘tonë’ të ngritur lart nga fituesit, është gjithmonë një emocion i madh,” – thotë menaxheri i prodhimit të GDE Bertoni.

“Të mendosh se Italia nuk do të marrë pjesë në një Kupë Bote për herë të dytë, na dëmton, na vjen shumë keq, por ne e dimë që Italia mund të marrë pjesë në garat e tjera. Po presim momentin tonë”. Proçesi i përgatitjes së trofeut aq shumë të dëshiruar nga të gjitha kombëtaret e futbollit, është i gjatë dhe kërkon shumë kujdes. “Faza më e vështirë është zgjedhja e copave të metalit për kupën. Vjen një moment kur pas 4 shkrirjeve duhet të zgjedhim më të mirën.

Ndodh që të zgjedhim një shkrije të gabuar dhe atëherë na duhet ta rib]jmë proçesin nga e para. Shumë kombe që e kanë fituar Kupën e Botës na e kanë kthyer trofeun në një gjendje të keqe. Italia nuk na e ktheu në gjendje të mirë, madje as Franca. Nga një anë nuk u duhet vënë faj, futbollistëve pasi dëmtimet e troeut tregojnë se ata kanë festuar shumë. Dhe kush fiton natyrisht që do të gëzojë” – thotë Valentina Losa, pronare e GDE Bertoni.

Kupa e Botës është prej bronzi. Sistemi i përpunimit është shumë i vjetër dhe mjeshtrit e saj nuk e harrojmë kurrë. Fillon me shkrirje, nuk është proces mekanik, është tërësisht i punuar me dorë. “Për ne është burim prestigji dhe krenarie që mjeshtrit tanë janë ende në gjendje të punojnë siç kanë bërë shumë vite më parë” – shton Valentina.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›