E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reali i “vërtetë”

Bota e futbollit zbulon, Enrico Valverden. Ky është titulli i madh i gazetës madrilene Marca, e cila vë theksin te forca dhe talenti i mesfushorit uruguajan, duke e cilësuar një nga më të mirët në planet. Gjithsesi, Reali i Madridit nuk është vetëm Valverde dhe këtë e tregoi në fushën e stadiumit “Santiago Bernabeu” në klasiken e parë të sezonit ku e gjithë skuadra e bardhë aneksoi Barcelonën pa asnjë kusht.

 Toni Kroos e cilëson Valverden si “shtyllën kurrizore të skuadrës” ndërsa në kampin katalanas qajnë një ndeshje të interpretuar keq. Xavi si timonier i skuadrës blaugrana ka detyrën për të ringritur moralin pas një jave shumë të vështirë që në asnjë rrethanë nuk mund të shkatërrojë sezonin e skuadrës ende në lojë në të gjitha frontet.  

Diferenca me Realin kryesues është vetëm tri pikë dhe disfata e parë e sezonit në La Liga duhet të mbetet një kujtim i largët për të besuarit e ish–mesfushorit. Gjithsesi, atmosfera nuk ka qenë aspak e qetë në kampin katalanas ku presidenti Joan Laporta mësyu në dhomat e zhveshjes duke kërcënuar madje edhe arbitrat, ndërsa Leëandoëski & CO nuk kanë kohë për të humbur pasi java kalon shpejt dhe ndalesa tjetër në kampionat nuk duhet të reflektojë plagët e El Clasicos ku Real Madrid dominoi në çdo aspekt një skuadër që dukej e shëruar.

“Los Blancos” thjesht shtypën gazin pak më shumë dhe tashmë janë të falur plotësisht pas asaj disfate turpëruese 0-4 në sezonin e kaluar. Skuadra e Carlo Ancelottit, tregoi shumë dëshirë dhe uri në fushë. Madje ndoshta në mënyrë të habitshme pas sezonit të kaluar ku fitoi pothuajse gjithçka të mundshme. Dobësitë e Barcelonës në mbrojtje, të bardhët i shfrytëzuan në maksimum ndërsa në përballjen fizike mes dy skuadrave nuk pati asnjë histori.

El Clasico numër 1 shkon për Realin e Madridit, Carlo Ancelotti i dha një leksion Xavit, Barcelona dhe ish-mesfushori morën shënimet e duhura, në të kundërt, dimri për Barcelonën do të jetë shumë i gjatë.         

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›