E Enjte, 5 Nëntor 2026

Italia “humbet” edhe Imobile e Insigne

“Dy largime të tjera nga radhët e përfaqësueses së Italisë. Për shkak të lodhjes së muskujve që e bën atë të padisponueshëm për ndeshjen e nesërme, Ciro Immobile u kthye në klubin e tij. Lorenzo Insigne, për arsye personale, gjithashtu përshëndeti grupin për t’u kthyer në Napoli këtë mbrëmje”. Me një shënim zyrtar, FIGC njofton se Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne janë larguar nga grumbullimi i kombëtares italiane.

Sulmuesi i Lazios dhe anësori i Napolit nuk do të jenë në dispozicion të Roberto Mancini për ndeshjen kundër Lituanisë, planifikuar për nesër në mbrëmje (e mërkurë, 8 shtator) dhe e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror të ardhshëm në Katar 2022. Zaniolo, nga ana tjetër, do të qëndrojë në Reggio Emilia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›