E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katanec: Patëm fat, meritonin më shumë

Slloveni - Shqiperi 1-0, 1Fitorja ndaj Shqipërisë është pritur shumë mirë nga tekniku slloven Sreçko Katanec i cili ka përgëzuar lojtarët e tij, por ka vlerësuar maksimalisht ekipin e De Biazit. Patëm shumë fat, sepse po luanim ndaj një kombëtareje që luajti shumë mirë futboll. Ata krijuan disa raste, por edhe ne bëmë më të mirën tonë, tha Katanec. Ai më tej shtoi se lojtarët e ekipit të tij nuk janë në gjendje të mirë, por janë duke u përmirësuar nga dita në ditë. Patëm pak raste dhe i shfrytëzuam siç duhet. Ekipi ishte kompakt dhe fitoi forca e grupit, përfundoi numri një i sllovenëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›