E Enjte, 5 Nëntor 2026

Italia i reziston izolimit, por Conte prezanton kufizime të ashpra

Italia ashpërson më tej kufizimet ndërsa I shpëton edhe njëherë rivendosjes së izolimit kombëtar. Kryeministri, Giuseppe Conte, gjatë një adresimi në parlament, tha se masat janë të nevojshme për të frenuar përhapjen e Covid-19, që ka arritur në nivele tepër të larta.

“Për fat të keq muzetë dhe ekspozitat do të mbyllen. Do të reduktojmë deri në 50% kapacitetin e të gjithë transportit publik dhe po shqyrtojmë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në dhe nga rajonet me një nivel të lartë rreziku, përveçse në rastet e udhëtimeve për arsye pune, shëndetësore dhe edukimi.

Po planifikojmë të reduktojmë qarkullimin e njerëzve natën vonë, gjithashtu me përjashtim të rasteve kur ato bëhen për arsye pune, shëndetësore apo arsimore.

Por shohim dhe mundësinë që shkollat e mesme të kalojnë online, me shpresën që kjo të jetë një masë e përkohshme”, deklaroi kryeministri Conte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›