E Enjte, 5 Nëntor 2026

Joaquin sulmon Koeman: Nuk do e doja te Betis

Të shtunën do të ngjitet në skenë sfida mes Barcelonës dhe Real Betis.       I intervistuar nga Cadena SER, Joaquin flet për Ronald Koeman, trajnerin aktual të Barcelonës dhe trajnerin e tij në kohën e Valencias: “Nuk ishte përvoja më e mirë e karrierës time sportive, në të vërtetë, nuk ishte një përvojë e këndshme. Nuk dua të flas për këtë, tashmë ka ndodhur,  por ajo periudhë përsëri më dhemb. Kam kaluar një periudhë vërtet të vështirë”..

Pyetjes nëse si presidenti i Betis do e merte Koeman si trajner, Joaquin iu përgjigj: “As edhe si punëtor! Tani kemi lëvizur përpara, por kemi thënë gjithçka. Për fat të mirë, periudha së bashku ishte e shkurtër dhe ne arritëm ta mbaronim vitin në një mënyrë dinjitoze. Nëse do më përshëndesë të shtunën?  Jo, ai nuk do të më përshëndesë dhe as unë nuk do ta përshëndes atë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›