Italia ia del të bëjë qeveri. Letta formon kabinetin, emra surprizë e shumë femra
Enriko Leta ja ka dalë ti japë fund krizës politike në Itali, duke formuar qeverinë e re të vendit, dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
Zëvendëssekretari i Partisë Demokratike Italiane, prezantoi para presidentit Napolitano, emrat e kabinetit të ri qeveritar që pritet të betohet ditën e Dielë. Ministria e Brendshme i është besuar Angelino Alfanos, i cili njëkohësisht do të jetë edhe zëvendëskryeministër. Ekonomia i është besuar Fabrizio Saccomannit, i cili më parë ishte drejtori i përgjithshëm i Bankës së Italisë. Një emër i njohur për shqiptarët në kabinetin qeveritar është Emma Bonino, të cilës i është besuar Ministria e Jashtme. Ministër i Mbrojtjes do të jetë Mario Mauro, ndërsa Drejtësie Annamaria Cancellieri.
Këto janë vetëm disa prej ministrave që në total janë 21, prej të cilëve 8 pa portofol.
7 ministri, disa prej të cilave të rëndësisë së parë i janë besuar femrave, fakt për të cilën Leta u shpreh shumë i kënaqur. Për herë të parë në historinë e Italisë në postin e një ministreje është edhe një grua me ngjyrë.
Cècile Kashetu Kyeng, 42 vjeçe do të jetë ministre e Integrimit.
Edhe presidenti i Italisë, Xhorxho Napolitano, u shpreh i kënaqur pas prezantimit të emrave të ministrave. Ai tha se Qeveria e re është politike dhe e formuar brenda kornizave kushtetuese.
Ndërkaq, pas prezantimit të emrave të rinj pati edhe reagime politike. Silvio Berluskoni tha se i vetmi kusht që kishte vënë ishte përjashtimi i personave që kishin mbajtur poste më parë. Pier Luixhi Bersani tha se “skuadra “Letta” ofron freski, ndërsa sekretari i Legës, tha se disa ministra nuk kanë shumë lidhje me detyrën që kanë pranuar. Më i ashpër është treguar lideri i lëvizjes 5 Yjet. Pepe Grillo ka ironizuar qeverinë Letta duke thënë se është ringjallur Barabba”