E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia ka disa prej ligjeve me te ashpra te imigracionit ne kontinent

Festival i veres ne Firence eshte nje tradite qe vazhdon prej shekujsh.Por pertej asaj qe duket ne siperfaqe ne qytet po ndodhin mjaft ndryshime.

Ne mesin e mijera turisteve eshte e lehte te dallosh te huajt me te varfer te qytetit imigrantet nga Afrika Evropa Lindore dhe Azia qe kane ardhur ketu per nje jete me te mire. Por ligjet e imigracionit ne Itali me te ashprat ne Evrope po e bejne jeten e veshtire per ata qe jane me pak mirepritur.

Shume prej tyre mblidhen cdo dite ne kete kuzhine supe te organziuar nga shoqata bamirese katolike Caritas. Jashte kuzhines ne folem me nje djale te quajtur Marko i cili erdhi ketu nga Rumania.

Gjithcka eshte tani me e veshtire eshte e tmerrshme. U be me keq edhe me krizen ekonomike. Disa nga policet me te vjeter ne moshe na trajtojne shume keq.

Ligjet e miratuara vitin e kaluar parashikojne qe imigrantet e paligjshem te denohen me deri 14 mije dollare gjobe dhe te burgosen deri ne 6 muaj. Ata qe u ofrojne strehim mund te burgosen deri ne 3 vjet. Edhe Vatikani i ka kritikuar keto masa. Meskita Matias erdhi ketu nga Angola 10 vjet me pare.

Qe kur kryeministri Berluskoni erdhi ne pushtet Italia ka ndryshuar. shte bere vend qe ka frike nga armiqte. Armiku eshte zezaku ne rruge. Armiku eshte njeriu qe flet ndryshe i cili ka ngjyre tjeter lekure. Armiku eshte njeriu i varfer shkurt e qarte.

Qyteti i Firences dallohet nga kupolat e kishave qe paraqesin kulturen e kohes se rilindjes italiane. Popullata e ketushme myslimane po ben fushate per ndertimin e nje xhamie ne te njejtin stil me artitekturen klasike te qytetit. Megjithe mbeshtetjen e disa grupeve katolike propozimi eshte ndeshur me kundershtime te ashpra sidomos prej partise se djathte Liga Veriore. Perfaqesuesit e saj thone se projekti eshte force destabilizuese.

Partia Liga Veriore tani ka pushtet te konsiderueshem ne koalicionin qeverises te zotit Berluskoni. Kryetari rajonal i partise eshte Antonio Gambeta Viana.

Problemi eshte se kur italianet shkonin ne Amerike ne vitet 20 dhe 30 ata u nenshtroheshin kontrolleve shendetesor dhe te prejardhjes para se te lejoheshin te hynin. Nuk ka nje gje te tille ne Itali. Njerezit vijne rrine ketu si imigrante te paligjshem dhe nuk i nenshtrohen kurrfare procedure.

Ne kuzhinen e supes pritet qe salla te mbushet me imigrante per dreke.

Drejtori i shoqates bamirese Alesandro Martini thote se Italia nuk duhet te perballet me kete problem e vetme.

Kemi ekonomi te globalizuara komunikim te globalizuar kemi internetin te globalizuar. Tani eshte koha qe te globalizojme integrimin dhe imigracionin. shte koha qe te globalizojme ne menyre njerezore menyren se si i trajtojme dhe i presim te huajt.

Nje politike e perbashket e imigracionit nuk eshte arritur akoma. Qeverite evropiane pajtohen se ceshtja e imigracionit duhet te zgjidhet por duket se pak prej tyre jane gati te kujdesen per imigrantet qe tashme kane arritur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›