E Diel, 1 Nëntor 2026

Teknologjia robotike ben hapa te reja perpara

Bota eshte e mbushur me pune te rrezikshme dhe te pakendshme te cilat mund te behen vetem duke perdorur robotet. Ne kete menyre ne te ardhmen nje robot mund te gjeje nje bombe te fshehur ose te ndihmoje nje person me aftesi te kufizuara te zgjedhe nje kemishe dhe ta mbertheje ate. Disa nga arritjet me te fundit per makinat-robot u paraqiten ne nje panair ne Denver te shtetit Kolorado

Ne ditet e sotme mjetet robotike si fshesa elektrike Roomba jane me te zakonshme se cmendojme ne.

Ne donim te prodhonim dicka te thjeshte qe njerezit ta perdorin cdo dite. Kjo ishte ajo qe na frymezoi te ndertonim Roomba-n thote Helen Greiner bashkethemeluese e kompanise i-Robot. Kjo kompani prodhon gjithcka qe nga fshesa elektrike deri tek robotet per kontrollin dhe cmontimin e bombave qe shume shpejt mund te behen pjese e trupit tone.

Robotet mund te inkuadrohen ne trupin e njeriut per te zevendesuar nje krah apo kembe te humbur gjate sherbimit ne ushtri aksidente te tjera apo semundje.

Robotet e prezantuar ne kuvendin pervitshem te Shoqates Nderkombetare te Makinave Robotike ishin kryesisht per perdorim ushtarak. Por presidenti i kesaj shoqate Majkell Toskano thote se perdorimi e ketyre makinave po rritet.

Pavaresisht nese behet fjale per zjarrefikesit ekipet e ndihmes se shpejte apo ekipet qe merren me fatkeqesite natyrore sistemet robotike rrisin aftesite e njeriut per kryerjen e nje misioni duke shtuar nje element tjeter tek duart syte dhe veshet e tij.

Makinat me telekomande mund te shperthejne bombat ose minat e vendosura ne toke. Edison Hudson nga kompania i-Robot thote se disa robote mund te lundrojne dhe monitorojne ndotjen e oqeanit.

Mund ti vendosim ne oqean dhe ata mund te lundrojne per tete ose nente muaj dhe mbledhin te dhena.

Ne kuvend agjencia e qeverise amerikane per projekte te avancuara kerkimi qe njihet me emrin DARPA prezantoi nje robot njeri te ndertuar me teknologjine me te sofistikuar. Robert Mandelbaum eshte menaxher i ketij projekti.

DARPA ka nje histori te pasur me zbulimin e gjerave si Arpanet i cili ishte parardhesi i internetit ne vitet 1960 raketave Saturn 5 dhe avioneve te padukshem.

Njeriu robot i kesaj agjencie drejtohet nga nje program qe quhet Manipulimi Robotik Autonom ose ARM. Ne vend qe te drejtohet nga nje telekomande ARM mund te shikoje disa blloqe mund te identifikoje modele te vecanta dhe mund ti levize ato ne nje vend tjeter. Zoti Mandelbaum thote se ende ka shume sfida.

Marrja e nje cante zberthimi i zinxhirit te saj kontrolli brenda cantes pa patur mbeshtetje vizuale dhe gjetja e nje objekti brenda cantes jane veprime jo te lehta.

Ne kete menyre ne te ardhmen nje robot i agjencise DARPA mund te gjeje nje bombe te fshehur ose te ndihmoje nje person me aftesi te kufizuara te zgjedhe nje kemishe dhe ta mbertheje ate.

Per te avancuar kete teknologji agjencia ka ne plan te lejoje publikun te krijoje nje program softueri per projektin ARM pastaj permes internetit te shikoje nje model te njeriut robot duke kryer keto funksione. Ekspertet thone se kjo eshte nje nga menyrat se si njeriu mund te beje arritje te medha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›