E Hënë, 2 Nëntor 2026

Italia në panik, Spaleti rrezikon vendin, pas takimit me Gravinën dhe ndeshjes me Moldavinë vendoset e ardhmja

Italia është në panik pas humbjes që pësoi mbrëmjen e kaluar në Oslo me shifrat 3-0. Përveç numrit të madh të golave të pësuar ekipi i drejtuar nga Spaleti ka shqetësuar të gjithë sportdashësit pasi nuk tregoi për asnjë moment shpirt gare dhe lojë skuadre.

Në shtypin italian ditën e sotme përgjegjësi kryesor i kësaj disfate është Luçano Spaleti. Trajneri italian thuhet se do të takohet me kreun e Federatës Italiane të Futbollit, Gravina. Ndërsa një vendim sa i përket të ardhmes do të merret të martën, një ditë pas ndeshjes së radhës (përballë Moldavisë) të Italisë në Eliminatoret e Botërorit 2026-të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›