Italia pajis refugjatet nga Tunizia me viza te BE-se - tensione me Francen

Nje karte e plastifikuar nga Italia e ka zene ngushte Evropen leja e qendrimit per shkaqe humanitare per refugjatet tuniziane te cilet duan me cdo kusht te shkojne ne France.
E leshuar nga autoritetet italiane por megjithate e vlefshme per te udhetuar pa kufizim pothuajse ne mbare Evropen. Por Parisi reagoi shper te dielen nderpreu komunikacionin hekurudhor nderkufitar per disa ore. Ndersa Komisioni Evropian u zu ne befasi te plote.
Ne jemi kontaktuar sot zyrtarisht nga autoritet franceze te cilet na njoftuan se do te na i paraqesin per shqyrtim edhe me shkrim masat e djeshme tha Michele Cercone nga Komisioni Evropian.
Ka jave qe autoritetet franceze kontrollojne sistematikisht trenat qe nga Italia kalojne ne France. Nje mase e cila sipas marreveshjes se Shengenit mund te aplikohet vetem per nje periduhe njemujore.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Italia nuk do te merret me e vetme me problemin e refugjateve. Refugjatet e kapur kthehen serish ne Itali tani me arsyetimin se nuk mjafton vetem leja per qendrim.
Ekzistojne edhe kritere te tjera sipas marreveshjes Shengen udhterat duhet te kene me vete mjete te mjaftueshme financiare dhe nje pasaporte per te udhetuar ne nje shtet tjeter sqaron Francis Lamy prefekt i rajonit kufitar Alpes-Maritime.
Por Italia nuk deshiron te perkujdeset me per keta refugjate rreth 200 tuniziane presin me jave te tera vetem ne qytetin kufitar Ventimiglia per te marre nje leje qendrimi te njejten si Saidi. Ai deshiron me cdo kusht te kaloje ne France.
Asnje qeveri nuk i do ne vendin e vet rreth 20 mije refugjatet e barkave nga Tunizia. Franca kryesisht per shkaqe te brendshme politike ne baze te sondazheve e djathta ekstreme po fiton gjithnje e me shume perkrahje tek popullata. Nderkohe Komisioni i BE-se do ta kete te veshtire te gjeje nje zgjidhje evropianeper keta refugjate. Megjithate menyrate tilla nuk e kane ndaluar asnjehere migracionin.
Autor Frank Hofmann / Esat Ahmeti
Redaktoi Eliana Xhani