E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia përballet me ulje të lartë të papunësisë

Romë - Italia është duke u përballur me një rritje të numrit të familjeve të prekura nga papunësia. Instituti kombëtar i statistikave (Istat) deklaron se numri i familjeve ku asnjë anëtar nuk punon, është rritur me 70 000 vetëm në periudhën 2007-2008.

Kriza ekonomike që ka përfshirë Italinë është duke lënë pasoja ë mëdha tek familjet. “Numri i familjeve më të prekura, ku asnjë anëtar nuk punon dhe ku të paktën një nga anëtarët kërkon punë, është rritur menjëherë duke arritur në 531 000 në vitin 2008 pasi ka pasur një rënie të vazhdueshme që prej vitit 2004, duke arritur në 464 000 në vitin 2007", thuhet në raportin e Istat.

Në vitin 2008, në Itali pothuaj një milionë familje, ose 2,5 milionë persona kanë pasur të ardhura që vinin vetëm nga kontrata pune të përkohshme. Italia është një nga vendet evropiane që paraqet përqindjen më të madhe të personave me të ardhura të ulëta, bëri të ditur instituti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›