Abas kërkon presion për ndaljen e kolonizimit izraelit
Ramallah - Palestina do t’i kërkojë edhe një herë Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ushtrojnë presion mbi Izraelin që të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve izraelite. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare izraelite, të cilat thonë se presidenti Mahmud Abas do t’ia shtrojë kërkesën homologut Barak Obama në takimin që do të kenë në Shtëpinë e Bardhë.
Takimi i Abasit me Obamën pritet të zhvillohet ditën e enjte, 10 ditë pas takimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu me presidentin amerikan në Uashington, ku ata shprehën qëndrimet të ndryshme në lidhje me çështjen e kolonive izraelite.
"Izraeli duhet të ndalojë plotësisht zgjerimin e kolonive në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga 'harta e rrugës', në mënyrë që t'u hapet rrugë bisedimeve serioze që do të jepnin rezultate të kënaqshme", deklaroi Nabil Abu Rdainah, zëdhënës i presidentit Abbas, duke iu referuar planit të paqes së vitit 2003.
"Kjo çështje do të jetë në krye të agjendës së takimit të Abbas me presidentin e SHBA-së, Barack Obama", u shpreh Abu Rdainah.
"Çështje tjetër është që Izraeli duhet të pranojë zgjidhjen me dy shtete në mënyrë që të rifillojnë negociatat", përfundoi ai.