Italia premton ndihmë për FSK-në
Prishtinë - Zëvendësministri i FSK-së, Behxhet Brajshori me stafin e lartë të ministrisë, ka pritur të premten një delegacion tetë-anëtarësh të Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes të Senatit italian, të kryesuar nga kryetari Giampiero Cantoni, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Michael Louis Giffoni.
Brajshori i njoftoi mysafirët me zhvillimet në MFSK dhe procesin e ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, duke shprehur edhe mirënjohjen e thellë për ndihmën e pa kursyer të Italisë.
Senatori Cantoni - siç theksohet në një komunikatë të kësaj ministrie - duke përgëzuar MFSK-në për punën e mirë që është bërë, shprehu gatishmërinë për thellim e bashkëpunimit mes dy vendeve, bashkëpunim i cili do të zyrtarizohet edhe përmes hartimit dhe nënshkrimit të ‘Memorandumit të Bashkëpunimit’ midis dy ministrive.
Ai vlerësoi si të nevojshëm edhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve, sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Po ashtu, Cantoni premtoi ndihmën e pakursyer të Italisë për integrime evropiane dhe anëtarësimin Kosovës në Aleancën Veriatlantike të NATO-s.
Në këtë drejtim Italia edhe ka bërë hapin e parë konkrete përmes ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini, ku ka dhënë një propozim për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe shtetin e Kosovës.
/Telegrafi/