E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia sytë nga derbi i Milanos, sot ndeshja e kthimit Inter-Milan, “luftë” për një vend në finalen e kupës

Milan apo Inter? Sido të shkojë puna sonte në mbrëmje, një prej ekipeve të Milanos do të shkojë në finalen e kupës së Italisë.

Derbi i Madoninës luan në 21:00 aktin e dytë të fazës gjysmëfinale, në një kohë që ndeshja e parë u mbyll 1 me 1 në fillim  të këtij muaji.

Një vit më parë në prill të 2024, derbi vlente titullin e 20 në histori të Interit.

Tani dueli mes këtyre dy skuadrave vlen finalen e parë të sezonit, atë të kupës së Italisë.

Zikaltërit janë në luftë në tre fronte, mirëpo disfata e fundit në Bolonja në Serie A, tregoi se angazhimi i shumëfishtë mund të sjellë pasoja fatale pasi lodhja po fillon të ndjehet tashmë.

E megjithatë Inzagi nuk ka ndërmend të bëjë llogari me sfidën e sotme ndaj Milanit.

Ai do të hedhë në fushë të gjithë titullarët, përjashto Turam dhe Dumfris që janë të dëmtuar.

Dimarko merr vendin në të majtë në vend të Carlos Augusto, ndërsa i veti jo titullar është portieri Martinez në vend të Zomer.

Jo vetëm kaq, por ambienti zikalter e sheh derbin edhe si çështje prestigji, pasi Interi nuk ka fituar asnjë nga 4 ndeshjet e këtij sezoni, veçanërisht kujtohet humbja në finalen e superkupës në janar.

Hall edhe më i madh te Milani. Kuqezinjtë në kampionat janë një dështim i vërtetë, në vendin e 9 dhe jashtë kupave të Europës.

E vetmja mundësi që të luajnë në Europa Lige sezonin e ardhshëm është të fitojnë kupë. Pengesa kryesore është Interi sonte.

Konseisao do të hedhë në fushë më të mirët e momentit..rikuperohet Uolker që është në balotazh me Himenez për krahun e djathtë…mbrojtja do të vazhdojë të jetë  me tre, ndërsa në sulm Abraham në majë mbështetur nga Leao dhe Pulisic. Supersfida e Milanos transmetohet në Tring./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›