Rama: Mbështetje për fermerët! Do të marrin edhe më shumë fonde kur të anëtarësohemi në BE

Kryesocialisti Edi Rama ka është ndalur sot në një takim me fermerët e Beratit, ku ka theksuar se qeveria do të mbështesë këdo që ka nevojë me instrumentin e ri financiar për sipërmarrjet në fshat.
“Jemi duke nxitur mbështetje financiare në funksion të bashkimit dhe rritjes së ndërveprimit mes fermerëve dhe mes pikave të grumbullimit dhe përpunimit. Sot më vjen mirë që kemi në instrument të ri financiar, 250 mln euro, linjë financimi inovative e BSH, e cila iu mundëson të gjithë sipërmarrësve në fshat apo atyre që duan të nisin sipërmarrje, qoftë në prodhim, agropërpunim, apo në agroturizëm që të marrin kredi me 70% kolateral të garantuar nga shteti dhe me një normë interesi më pak se 3%”, tha Rama.
Në lidhje me eksportet, Rama vendosi një objektiv të ri.
“Të ngremë më tutje nivelin e prodhimit, përpunimit dhe nivelit të eksporteve. Kemi objektiv të shkojmë 1 miliardë eksporte. Gjysmë miliardi tjetër është shumë ambicioz dhe prandaj dua të kthehem te fiksimi se ishte shumë e bukur”, tha shefi i qeverisë.
Me anëtarësimin në Bashkimin Europian, tha Rama, Shqipëria do të përfitojë fonde deri në 300 milionë euro në vit, një mundësi konkrete që bën të mundur transformimin e ekonomisë rurale./vizionplus.tv