E Diel, 1 Nëntor 2026

Italianet dhenduret e preferuar te femrave ne Tirane



Italianet jane dhenduret e preferuar te femrave ne Tirane. Kete fakt e konfirmojne statistikat e njesive bashkiake lidhur me martesat e shqiptareve me shtetas te huaj. Sipas te dhenave zyrtare me shume se 57 e femrave ne Tirane kane zgjedhur shtetasit italiane per te lidhur kurore gjithashtu edhe pjesa me e madhe e meshkujve te kryeqytetit qe jane martuar me shtetase te huaja jane martuar me italiane. Pas italianeve vijne anglezet greket maqedonasit gjermanet etj. Gjithashtu raporti tregon se rritet cdo vit numri i shtetasve shqiptare qe vendosin te martohen me shtetas te huaj. Edhe pse sipas statistikave te njesive bashkiake ne Tirane ky numer vjen duke u ulur ne krahasim me vite me pare specialistet thone se kjo ndodh per shkak se tani shqiptaret kane marre nenshtetesi ne vendet e BE-se apo jashte tyre dhe iu lejohet ti kryejne procedurat zyrtare te marteses ne shtetet ku jetojne. Burimet nga zyra e Gjendjes Civile ne Bashkine e Tiranes tregojne per 50-100 martesa te shqiptareve me te huaj celebrohen cdo vit ne cdo Njesi Bashkiake te kryeqytetit.

Martesat
Duke iu referuar statistikave rezulton se meshkujt shqiptare jane me shume ne numer krahasuar me femrat qe martohen me shtetase te huaja. Kjo ndodh sepse ata jetojne prej vitesh ne nje shtet tjeter ambientohen me vendin kulturen dhe kane me shume mundesi te njihen me vendaset. Ndersa per femrat mundesia e vetme qe ato te krijojne nje njohje eshte ose ato te shkojne me familjen qe te vogla ne nje shtet tjeter ose me studime. Por nuk perjashtohen as njohjet e femrave me shtetas te huaj ketu pasi ne Tirane ka shume shtetas te huaj qe zgjedhin vendin tone per te bere biznes. Pra ne subjektet e huaja private qe operojne ne Tirane jane te punesuara mjaft femra shqiptare te cilat shpesh perfundojne duke u martuar me pronaret e tyre. Gjithashtu ne baze te statistikave te Njesive Bashkiake ne Tirane vihet re nje ulje e diferences se moshes se cifteve.

Fenomenet
Vite me pare ndodhte qe ne femer shqiptare 20-30 vjec martohej me nje shtetas te huaj 10 apo dhe 20 vjet me te madh ose e kunderta nje shtetas shqiptar rreth te tridhjetave martohej me nje shtetase te huaj 1o apo 20 vjec me te madhe. Por nese vite me pare shqiptaret/et detyroheshin te martoheshim me shtetas/se te huaj me kete diference te madhe moshe vetem per interes per shkak te disa faktoreve sic jane dokumentet integrimi apo lehtesira te tjera qe mund tiu sillte martesa me nje vendas duke mos u interesuar diferenca e moshes tani pjesa me e madhe e tyre duke qene te legalizuar ne vendet pritese zgjedhin te martohen per dashuri dhe duke e menduar martesen me nje te huaj si kurorezimin e dashurise dhe nje institucion per te krijuar familje. Pra tani shtetasit shqiptare martohen me te huajt duke bere nje zgjedhje personale pa u ndikuar nga faktore te tjere apo per tiu dhene fund problemeve te tyre ne shtetin ku jetojne. Gjate viteve te fundit jane konstatuar raste te shumta ku shume femra te huaja preferojne te lidhin jeten me meshkuj shqiptare dhe perzgjedhin me deshire qe ceremonite martesore ti bejne ne Shqiperi. Por nuk jane te pakta rastet e divorceve. Kriza ne familje ka perfshire edhe ciftet e krijuara nga lidhja mes shqiptareve dhe te huajve.

Dokumentet qe duhen per lidhjen e marteses

Per te kryer ligjerisht aktin e marteses cdo shtetas shqiptar apo i huaj pra secili nga bashkeshortet e ardhshem 10 dite para celebrimit duhet te shpalli martesen ne Njesine Bashkiake ku banon duke paraqitur aty keto dokumenta Certifikate personale lindje per lidhje martese te leshuar nga zyra e gjendjes civile e njesise se tyre te banimit e muajt te fundit nga dita e paraqitjes ne njesine bashkiake. Shtetasi i huaj jo shqiptar duhet te kete te njejtat dokumenta te muajit te fundit te perkthyera ne gjuhen shqipe. Shtetasit e huaj qe martohen ne Shqiperi per te marre Lejen e Marteses nga Ambasada perkatese duhet te paraqese prane sektorit konsullor te Ambasades se shtetit te tij ketu ne Shqiperi dokumentet si Certifikate per Lidhje Martese te leshuar nga Bashkia apo Komuna perkatese e muajit te fundit 1 muaj dhe te vulosura nga Prefektura. Certifikate lindjeje e muajit te fundit 1 muaj te vulosura nga Prefektura. Per keto procedura depozitohen prane sektorit konsullor fotokopjet e certifikatave te mesiperme dhe pritet vendimi i tyre per te vazhduar me tej. Mbas marrjes se dokumenteve te mesiperme mbi bazen e ligjit Kodi i familjes me nr. 9062 date 08.05.2003 qytetari duhet te pergatise dhe dorezoje prane zyrave te gjendjes civile dokumentet shih tabelen me dokumentet e kerkuara. Tarifat qe aplikojne zyrat e gjendjeve civileve ne te gjitha njesite bashkiake te kryeqytetit per shtetasit e huaj jane gati dyfish me te larta sesa per shtetasit shqiptare.

DOKUMENTET

1. Nje certifikate lindje versioni i gjate

2. Nje certifikate e gjendjes civile beqar i shkurorezuar i/e ve

3. Nje certifikate rezidence vend banimi

4. Nje prokure te posacme ne ambasaden shqiptare me te cilen autorizohet dikush per ta perfaqesuar ne Shqiperi per shpalljen e marteses. shtetasi shqiptar .

11 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›