E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martohet Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi

Pas dasmesdo te udhetojne drejt Karaibeve per muajin e mjaltit

Pas nje lidhje disa vjecare Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kane vendosur te kurorezojne dje dashurine e tyre me martese. Ceremonia tejet private eshte mbajtur larg vemendjes se medias por miq te afert te ciftit tregojne se ata kishin zgjedhur nje dasme tradicionale shqiptare per te festuar diten me te lumtur te jetes se tyre. Pikerisht dje ne diten e Bajramit duke rrokur gjithe vemendjen e banoreve te kryeqytetit Ermal Mamaqi-dhender pasi ka hyre ne shtepine e Amit ka dale me te ne krah duke hipur ne nje limuzine te bardhe gruan e ardhshme. Ami kishte veshur nje fustan te bardhe te zgjedhur prej kohesh nga koleksioni i dyqanit te saj per te diten e shenuar dhe pak para se te ngjitej ne limuzine ajo ka hedhur buqeten me lule ndersa kokrrat e orizit dhe monedhat metalike kane rene mbi koken e kureshtareve qe jane ndodhur atyre afer. Pra nje dasme tipike shqiptare ndersa pjesa tjeter ka qene krejtesisht private Nderkaq menjehere pas dasmes ata pritet te udhetojne drejt Karaibeve per te kaluar muajin e mjaltit per tu rikthyer ne tetor ne Tirane moment kur pritet te filloje edhe sezoni i ri i spektaklit humoristik Portokalli.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›