E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italianet ne krize pas eliminimit te Napolit

Napoli i thotë lamtumire Evropa League duke iu bashkangjitur rezultateve zhgënjyese te skuadrave italiane. Skuadra e Maxarit u mund ne El Madrigal nga vendasit e Vijareal ne takimin e dyte, duke mos arritur te kalonte turin e 1/16-ave. Italianet kaluan te paret ne avantazh me ane te Hamshik por Vijareal arriti qe brenda pjesës se pare jo vetëm te kthenin gjithçka ne baraspeshë, por edhe te siguronin fitoren e kualifikimit. Eliminimi i Napolit tashme komplikon edhe me shume situatën ne te cilën ndodhet futbolli italian. Ne renditjen e UEFA gjermania është përpara Italisë dhe duke filluar nga sezonin 2012-13, Italia do te përfaqësohet ne Champions me tre skuadra, nga te cilat një e fillon aventurën qe ne raundin eliminator. Ndërkohë, Manchester City shpartalloi me rezultatin 3-0 greket e aris. Tekniku mancini kishte futur qe nga minuta e pare Tevez, Baloteli, David Silva dhe Xheko dhe pikërisht boshnjaku arriti te zhbllokonte shifrat qe ne 12 minutat e para fale një dopiete. Baloteli preku shtyllën, ndërsa rezultati përfundimtar u vulos nga Jaja Ture. Për te zgjidhur situatën ne Anfild Roud ne takimin Liverpul-Sparta Praga mendoi holandezi Dirk Kajt, i cili 5 minuta nga përfundimi, atëherë kur mendohej se te dy skuadrat do te kalonin ne minutat shtese, i dha fitoren e kualifikimit skuadrës se tij. Ne takimet e tjera veçohet fitorja e Benfikes ne Shtutgart, 2-0, Zeniti mundi jong bojs 3-1, Sporting ? Rejnxhers, 2-2 dhe Dinamo Kiev-Beshiktash 4-0.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›