E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barbara Berlusconi, presidente e Milanit?

Vajza e presidentit legjendar të Milanit, Silvio Berlusconi, Barbara, ka filluar të shfaqet shumë shpesh në ndeshjet e Milanit.
Ajo është në prag të divorcit dhe tashmë flitet për një lidhje dashurie me brazilianin Pato.
 

Në përvjetorin e 25 të presidencës së Berlusconit ndër të tjera Barbara ka deklaruar:
“ Familja ime është e dashuruar pas Milanit. Nuk pendohemi për investimet që kemi bërë për Milanin dhe ato investime do vazhdojnë. Do ta festojmë edhe 50 vjetorin e presidencës, këtë e garantoj unë,” ka përfunduar vajza e kryeministrit kontravers Italian. Mediat italiane spekulojnë se pasardhës i presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi mund të jetë  Barbara.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›