Itali,gjendet e vrarë e reja shqiptare

Një vajzë e re shqiptare ka humbur jetën në Itali, pasi është vrarë brutalisht nga në person ende i paidentifikuar. Aruska Sedana u gjet me fyt të prerë në apartamentin e saj në provincën Cerinjola të qytetit të Foxhias.Vajza kishte më pak se një muaj që ishte vendosur në Itali. Sipas informacioneve të para,alarmin e ka dhënë personi me të cilin ajo bashkëjetonte, i cili kur ka hyrë në shtëpi ka gjetur trupin e pajetë të vajzës. Ndërkohë që sipas hetimeve të para mënyra se si është vrarë Sedana nuk i përket logjikës së vrasjeve italiane, po është vrasje tipike shqiptare.