Port, Agjencitë doganore bllokojnë punën për 6 orë
Agjencitë doganore bllokojnë punën për rreth 6 orë gjatë paradites së sotme, në shenjë proteste ndaj Autoritetit Portual të Durrësit kundër urdhërit të tij për të ndaluar futjen e anijeve në sheshin e trageteve pa zbarkuar makinat dhe kamionët.
DURRES- Agjencitë doganore ndalojnë punën në shenjë proteste ndaj Autoritetit Portual të Durrësit. Bllokohet puna në port për rreth 6 orë gjatë paradites së sotme. Një urdhër i APD, i lëshuar 2 javë më parë, i cili ndalon hyrjen në sheshin e trageteve të agjentëve doganorë deri sa të zbarkojnë kamionët dhe veturat nga tragetet, ka shkaktuar zemëratën e rreth 30 agjensive doganore.
Pronarët e tyrë për disa orë me radhë ndërprenë punën duke bërë që të bllokoheshin edhe anijet në kalatë, pasi të gjitha proceset e zhdoganimit duhet të kalojnë më parë nga këto agjensi. Një masë e tillë, sipas agjencive doganore, i dëmton ata pasi sjell anomali në procedurat e punës si dhe mjaf humbje e kohe e për rrjedhojë edhe humbje të klientelës.
Agjencitë deklarojnë se nëpërmjet shoqatës së tyre do të vazhdojnë të kërkojnë anulimin e këtij urdhëri, ndërkohë pas 6 orësh bllokim, ka rinisur puna në portin e Durrësit me përpunimin e anijeve. (e.n/News24/Balkanweb)