Itali,jo taksës për lejen e soggiorno-s

Qeveria italiane ka reaguar negativisht për amendamentin i cili parashikonte një taksë prej 50 eurosh për dhënien e lejes së sogiornos për emigrantët ose sic njihet ndryshe leja e përhershme e qëndrimit. Amendamenti i firmosur nga Claudio D'Amico, pritej të riformulohej para se ekzekutivi të shprehte mendimin kundërshtues gjatë mbledhjes së komisionit të dhomës për bilancin dhe financat. Por ndërkaq, edhe pse qeveria italiane dha një mendim negativ për çështjen e taksave në lidhje me ekstrakomunitarët, Lega ka ndërmend të riprezantojë amendamentin. Një gjë të tillë e ka deklaruar deputeti legistdhe firmëtari i propozimit Masimo Bitonci. "është e domosdoshme një garanci më e madhe, kështu qe amendamenti do të riprezantohet në vijim, duke qenë se aktualisht qeveria është kundër këtij projektpropozimi- ka thënë ai. ndërkaq vazhdon të rritet tensioni në qendrën e rehabilitimit në Lampeduza, pas lajmit se të gjithë emigrantët do të riatdhesohen. Një grup emigrantësh tunizianë kanë nisur grevën e urisë, në përpjekje për të bindur edhe ekstrakomunitarët e tjerë që të bëhen pjesë e kësaj proteste. Në qendrën e lampeduzës, pas transferimit të 99 personave minorenë, gjenden edhe 1387 ekstrakomunitarë. Më herët Italia deklaroi se do të dëbojë për në vendlindjet e tyre refugjatët që ndohen në ishullin Lampeduza dhe lajmi u bë i ditur nga ministri i brendshëm italian, Robert Maroni. Vetëm gjatë orëve të vona të së premtes, në këtë zonë mbërritën me varka rreth 500 refugjatë, e ndjekur nga një tjetër mjet lundrues me rreth 200 persona në bord. Kryesisht emigranët që i drejtohen brigjeve të italisë, janë me origjinë afrikane por edhe nga vende të tjera.