Ferguson i kënaqur me fitoren
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ёshtё i kënaqur nga ekipi i tij i cili dje shënoi fitore ndaj Chelseat me rezultat 3-0. "Ishte njё mbrëmje e mirё pёr ne. Nё periudha tё caktuara ata kishin njё posedim tё mirё tё topit, gjithmonë duket frikuese kur e kanë topin. Ata kishin mё shumë futbollistë tё mirё, por ne shumë mirë u mbrojtëm dhe mendoj se ata nuk arritën tё krijojnë njё rast tё pastër", ka thёnё skocezi. "Nё anën tjetër sulmi ynё ishte i mirë dhe ne kishim disa raste tё mira edhe nё pjesën e parë. Ishte njё rezultat i mirë". "Nё shtëpi do tё presim vetëm ekipet e mëdha dhe duhet tё fitojmë nё ndeshje tё tilla. Tё mёrkurёn e kemi Wiganin, do tё jetё njё ndeshje e vështirë. Kemi tetё ndeshje nё janar, do tё jetё njё test i vështirë pёr ne", ka përfunduar Ferguson.