Itali,protesta kundër masave të qeverisë

Protesta të shumta kanë nisur sot edhe në kryeqytetin Italian, Romë kundër masave të kursimit të deklaruara nga qeveria Italiane, në kohën që në Kanë të Francës zhvillohet samiti i G20-ës.
Kryeministri i ri i Italisë, Mario Monti, tha sot se qeveria e tij do të zbatojë masat shtrënguese të cilat do të balancohen me “rritje dhe barazi ekonomike”.
Monti ka paraqitur në senat planet e tij për të rritur ekonominë e vendit dhe për të zvogluar borxhin e madh publik.
Megjithatë, sot mijëra studentë marshuan në qytete në të gjithë Italinë për të protestuar kundër shkurtimit të shpenzimeve të planifikuara”.
Përleshje midis demonstruesve dhe policisë u raportuan në disa qytete, duke përfshirë Romën.