Gjurmë të reja jete në satelitin e Jupiterit

Studimit është bazuar në të dhënat e marra nga mjeti hapësinor “Galileo”, dhe është realizuar nga Zyra Hapësinore Amerikane (NASA) dhe Universiteti Teksasit. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkencore “Nature”.
Shkencëtarët pohojnë se ekziston një lidhje në mes shtresës së ngrirë dhe oqeanit që mendohet të shtrihet nën të. Ato do të prezantojnë prova dhe fakte të cilat vërtetojnë jetesën në këtë oqean. Duke theksuar dhe një herë se edhe në pikën më të thellë të oqeaneve në botë , e cila është 10,91 km dhe ndodhet në gropën Mariana, gjenden lloje të ndryshme gjallesash, studiuesit pohojnë se edhe tek Europa mund të jetë zhvilluar një botë e ngjashme me gjallesa nga më të ndryshmet.
“Informacionet e fundit tregojnë se shtresa dhjetëra kilometra e trashë e akujve e satelitit Europa është e komplikuar dhe vazhdimisht në lëvizje. Brenda shtresës mund të krijohen liqene gjigante. Dhe ky fakt e bën Europëm dhe oqeanin brenda saj një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e gjallesave”, u shpreh Britney Schimdt nga Instituti gjeofizik i Universitetit të Teksasit.
Mjeti hapësinor Galileo i hedhur në hapësirë në vitin 1989 për të studiuar Jupiterin dhe satelitët rreth tij ka mundësuar realizimin e shumë zbulimeve shkencore gjatë 22 viteve të fundit. Bazuar në të dhënat e marra nga Galileo, studiuesit mendojnë se brenda Europës gjendet një oqean me ujë të kripur në madhësinë e të gjithë oqeaneve në Tokë.
/Start/Aisa Kokiçi/
2011-11-17 12:30