E Hënë, 2 Nëntor 2026

Iu gjet kokainë e ndarë në doza, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Një 32-vjeçar, të cilit iu gjet lëndë narkotike në automjet është arrestuar nga policia e Korçës.

Sipas njoftimit të uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi F.B.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve hetimore për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Crackman”, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjetin më të cilin dyshohej se qarkullonte autori i këtij rasti.

Gjatë kontrollit fizik ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit F. B., dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në përfundim të veprimeve u arrestua shtetasi F. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestrua sasia e kokainës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›