Mbante armë zjarri pa leje në subjektin e tij, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

Një 51-vjeçar, i cili posedonte armë zjarri pa leje në biznesin e tij është arrestuar nga policia e Tiranës.
Në pranga ka rënë shtetasi A.H.
Policia njofton se gjatë kontrollit në një subjekt (mobileri), në pronësi të 51-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me mulli.
Arma u sekuestruar nga policia./vizionplus.tv