E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivani serbi qe mban ne gjoks tatuazhin e nje bombe

ITALI- Mes 17 te arrestuarve nga forcat e policise italiane gjate nates eshte edhe personi me maske te zeze lideri i tifozerise serbe qe udhehoqi revolten ne stadiumin Marassi te Xhenovas. Policia ka bere te ditur prangosjen e njeriut qe i vuri flaken flamurit shqiptar dhe nxiti serbet ne akte te verteta dhune ne prag te ndeshjes Itali-Serbi.
Ai quhet Ivan Bogdanov dhe eshte kapoja i tifozeve ultras te Cervena Zvezdes apo sic njihet ndryshe Ylli i Kuq i Beogradit. Kane qene tatuazhet ato qe kane tradhtuar tifozin serb i cili eshte kerkuar gjate gjithe nates nga agjentet. Policet italiane u kane ngritur bluzat te gjithe tifozeve per te pare tatuazhet.

Nderkohe arrestimi eshte bere ne oren 2.41. Pasi kane zbritur te gjithe njerezit per ti kontrolluar nga nje autobus dhe i kane shtrire pertoke agjentet kane nisur te kontrollojne bagazhet e autobusit dhe e kane gjetur aty te shtrire duke tentuar te shpertonte. Ndaj tij pritet nje denim i rende per prishje te rendit publik si edhe sulm ndaj forcave te rendit.

Po kush eshte njeriu me maske te zeze qe mori peng nje ndeshje te tere futbolli diten e marte Ivan Bogdanov eshte teper i njohur ne Beograd. Eumlshte kapoja i tifozeve te Cervena Zvezdes te njohur si teper fanatike. Ivani ka nje bombe dore te bere tatuazh ne pjesen e djathte te gjoksit si edhe vitin 1389 ne krah. Eumlshte viti i betejes se Fushe-Kosoves kur ushtria serbe u mund nga ajo turke por qe ne ate kohe nisi shpirti ultra-nacionalist serb. Bogdanov eshte 29 vjec dhe skeda e tij penale eshte e mbushur me sherre fyerje agresione ndaj policeve por edhe prodhim dhe mbajtje substancash narkotike. Ne momentin e arrestimit te tij ka patur tifoze qe e kane pershendetur por edhe te tjere qe e kane fyer.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›