Te rinjte shqiptare djegin flamurin serb

200 te rinj shqiptare jane grumbulluar para pak minutash para mjediseve te ambasades Serbe ne Tirane ne shenje proteste ndaj aktit te djegies se flamurit shqiptar prej tifozeve serbe ne stadiumin italian te Xhenovas.
Duke drejtuar thirrje te ndryshme ambasades Serbe ne Tirane te rinjte shqiptare kane shprehur ne kete menyre revolten e tyre ndaj aktit te djegies se flamurit shqiptar dje gjate ndeshjes Serbi-Itali e cila po zhvillohej ne mbremje ne stadiumin e Xhenovas.
Serbia rrezikon perjashtimin nga Europa pas dhunes se ushtruar nga tifozet ekstremiste dje ne mbremje ne stadiumin Marassi te Xhenovas.
Nga informacionet me te fundit per Ora News prane ambasades serbe eshte vendosur nje kordon i gjere policesh per te ruajtur rendin e sigurine.