E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanon: Nuk ka marrëveshje mes Maqedonisë e Greqisë

SHKUP- Presidenti i Maqedonisë, George Ivanovi ka quajtur spekulime deklaratat e fundit në media se Maqedonia dhe Greqia, kanë arritur marrëveshje për tejkalimin e problemit me emrin, dhe se marrëveshja do të bëhet publike pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Këto dezinformata janë të dëmshme për pozicionin e Maqedonisë në negociatat me Greqinë”,- mësohet të ketë thënë presidenti maqedonas.

Ai ka deklaruar se procesi duhet të përfundojë atje ku edhe ka filluar,-“ndërsa partitë politike dhe opinioni nuk duhet të hyjnë në spekulime të tilla të cilat janë të dëmshme për Maqedoninë”.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›