E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliç: Do vazhdojgrevën për ta bërëSerbinë vend normal

BEOGRAD- Lideri i opozitës serbe Tomisllav Nikoliç deklaron se do të vazhdojë grevën e tij të urisë, edhe pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Që nga spitali, ku ndodhet i shtruar që të djelën, ai tha se do të vazhdojë betejën e tij për ta bërë Serbinë një vend normal.

Nikoliç nisi në 16 prill një grevë urie me qëllimin për të bindur presidentin e vendit Boris Tadic që të caktojë një datë për zgjedhjet e parakohshme, pasi pjesa më e madhe e popullsisë është e lodhur nga gjendja e veshtirë ekonomike dhe progresi i ulet drejt anëtarësimit në BE.

Por, vetë kreu i shtetit, i cili vizitoi Nikoliç në zyrën e tij duke i kërkuar ti japë fund grevës, tha se do të caktojë datën e zgjedhjeve, vetëm pasi Serbia të jetë bërë kandidate për anëtaresim në BE, në fund të këtij viti. Po kështu edhe Parlamenti Europian i ka bërë thirrje Nikoliç ti japë fund grevës së urisë dhe të nisë dialogun me qeverinë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›