Ivanov: Samiti dështon për shkak të bojkotit për mosftesë Kosovës

Presidenti i Maqedonisë ka konfirmuar edhe zyrtarisht vendimin për anulimin e Samitit të Ohrit.
Në daljen e tij përpara mediave, Ivanov ka theksuar se shkak për këtë vendim është bojkotimi nga presidentet e vendeve fqinje, si pasojë e mungesës së ftesës për presidenten kosovare, Atifete Jahjaga.
Presidenti i vendit i ka uruar ndërkaq shumë sukses kryesuesit të radhës së Procesit të Vendeve të Evropës Juglindore, një forum rajonal ky ku aderojnë vendet e Ballkanit.
Paraprakisht, presidentët e Shqipërisë dhe të Kroacisë, bënë të ditur mospjesëmarrjen e tyre, për shkak të mospërfshirjes së Kosovës në këtë takim rajonal në nivel presidentësh.
-------
Samiti i Ohrit i cili duhej të mblidhte në një vend presidentët e të gjitha shteteve të rajonit, nuk do të zhvillohet, njofton Zhurnal.
Presidenca ka anuluar takimin, pas lajmit se ai do të bojkotohet nga presidentët e Shqipërisë dhe të Kroacisë, si rezultat i mungesës së ftesës për presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pritet të dalë para mediave në ora 16. /Indeksonline/