E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna i heq tezgën, tenton të vrasë veten

Aksioni i nisur nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës për largimin e shitësve ambulantë ka rezultuar me tentim vetëvrasje nga një shitës ambulant. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 në rrugën “Perandori Justinian” gjatë largimit të shitësve ambulantë nga trotuaret.

Një nga shitësit ambulantë ka tentuar që para policisë dhe inspektorëve të komunës të varë veten, mirëpo reagimi i shpejtë i policisë ka bërë që shitësit t’i pamundësohet realizimi i planit për varje.

Ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa ky rast ka irrituar shitësit tjerë ambulantë, të cilët kanë kërkuar nga Komuna të mos ndërmarrë hapa të tillë pasi që me këtë mënyrë të shitjes po mundohen të mbajnë familjet e tyre./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›