E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov mesazh maqedonasve te Serbise

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov vijon sot viziten e tij ne Serbi ku pritet te takohet me komunitetin maqedonas.

Sipas nje njoftimi per shtyp te presidences se Shkupit Ivanov pritet te inkurajoje maqedonasit e Serbise per te marre pjese ne procesin e regjistrimit te popullsise duke treguar perkatesine e tyre etnike.

Sipas burimeve Ivanov do te vizitoje gjithashtu selite e disa sipermarrjeve maqedonase ne Beograd si dhe do te mbaje nje fjalim ne Fakultetin e Shkencave Politike.

Diten e djeshme Ivanov takoi homologun Boris Tadic dhe kryeministrin Cvetkovic te cileve u kerkoi akses ne arkiven e Beogradit ne kuader te procesit te lustracionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›