E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuci Qeveria lufte per mbijetese

Numri dy i qeverise se Kosoves Hajredin Kuci ka deklaruar se Kosova ndodhet ne krize institucionale dhe ne prag te hyrjes ne krize financiare.

Ne nje interviste per mediat lokale Kuci ka pranuar se qeveria aktualisht po lufton per mbijetese dhe ka nenvizuar se legjitimiteti i saj duhet te shqyrtohet ne Parlament.

Nuk e shoh te arsyeshme qe kryeministri Thaci te kerkoje votebesimin e qeverise. Kete duhet ta beje LDK-ja pasi asaj nuk i ka pelqyer kjo qeveri ka pohuar Kuci.

Ai ka shprehur bindjen e tij se strategjia per privatizimin e PTK-se nuk ka qene shkak per prishjen e koalicionit qeverises.

Ne kemi pranuar qe kjo strategji te shtyhet per dy vjet vetem e vetem qe LDK te kthehet ne qeverisje ka shtuar Kuci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›