E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanovic Policia eKosoves EULEX-i eKFOR-i te mbikqyrin veriun

PRISHTINE- Zyrtare te qeverise serbe kane denuar incidentet e djeshme ne veri te Kosoves ku dy automjeteve iu ishte vene flaka ne dy incidente te ndara.
Oliver Ivanovic nga Ministria per Kosoven ne Qeverine e Serbise ka kerkuar nga administrata lokale Polica e Kosoves EULEX-i dhe KFOR-i ta kene situaten nen kontroll.

Ajo qe eshte shqetesuese ka te beje me faktin se incidentet mund te perdoren nga shqiptaret e Kosoves si dhe elemente me pak miqesore ne mesin e bashkesise nderkombetare per ta cilesuar situaten ne veri si kaotike. Mendoj se eshte e nevojshme qe administrata vendore Policia e Kosoves EULEX-i dhe KFOR-i te kontrollojne situaten dhe te te mbikqyrin gjithcka qe ndodh ne veri tha Ivanoviq.

Ai theksoi se eshte ne intersin e Serbise qe te ruhet paqja dhe stabiliteti ne prag te bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtines.
m.a/rel/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›