E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanovic është në Barcelonë!

Mbrojtësi serb i Chelseat, Branislav Ivanovic është në Barcelonë. Ivanovic është parë dje dhe sot në mëngjes duke darkuar në restorante në qytetin e Barcelonës duke ngjallur edhe dyshimet për të ardhmen e tij.

Madje një radio katalonase ka thënë se Ivanovic nuk është në listën e Mourinhos te Chelsea dhe se ai mund të kaloj te Barcelona. Skuadra katalonase është në kërkim të një mbrojtësi në afatin kalimtar veror.

Por Ivanovic duhet të mendoj më mirë për të ardhmen e tij pasi që edhe Luis Suarez është afër Real Madridit dhe se kafshimet mund të vazhdojnë...!/Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›