E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez: Koha ti paketoj valixhet

Luis Suarez e ka afruar edhe më shumë largimin e tij nga Liverpool. Sulmuesi uruguajan është parë me familjen e tij në Uruguaj duke bërë shoping në qytetin e tij. I pyetur nga mediat për të ardhmen e tij, Suarez ka thënë se ka ardhur koha ti paketoj valixhet.

"Ka ardhur momenti për të ndryshuar situatën. Nuk e di saktë se ku jam duke shkuar dhe kur do të shkoj, por ka ardhur momenti për ti paketuar valixhet" deklaroj Suarez.

Mediat spanjolle vazhdojn ëtë shkruajn se Suarez ka një marrëveshje me Real Madridi e cila thuhet të jetë e vlefshme 40 milion funta./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›