Ivanoviq kandidati i vetëm për postin e ”diplomatit” në Prishtinë

Ish-sekretari i shtetit në Mnistrinë për Kosovën të qeverisë serbe, Oliver Ivanoviq është kandidati i vetëm për postin e përfaqësuesit diplomatik të Serbisë në Kosovë, i cili do të kontrollonte aplikimn e marrëveshjeve të arritura deri më tash.
Siç raporton gazeta “Blic”, kandidati duhet të ketë përvojë politike, të njohë mirë situatën në Kosovë dhe rajon, të jetë i bsueshëm, si dhe që përveç serbishtes, të flasë edhe shqip dhe anglisht.
Siç dihet Ivanoviq flet shqip dhe anglisht, sikur që njeh situatën politike, shkruan kjo gazetë, raporton RTK.
Ndërkohë Qeveria e Kosovës ende nuk ka caktuar ndonjë kandidat që do ta përfaqësonte Kosovën në Beograd, megjithëse kishte premtuar se do të dërgonte ambasadorin më të mirë./Indeksonline/