E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivica Daçiç "mburret" me arrestimin e policëve kosovarë

Policia e Kosovës as që ishte në dijeni kur në mëngjes u arrestuan dy pjesëtarë të saj në mënyrë poshtëruese nga xhandarmëria serbe. Madje në një deklaratë të orës 18:00, të së shtunës, rreth 8 orë pas arrestimit, shkruante se "policia ka marrë një informacion për kapjen e tyre në një fshatë të Podujevës". Edhe reagimet e institucioneve tjera u vonuan për incidentin.
 

Ndërsa në Beograd është një tablo krejt tjetër. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç pati kohë që të marrë fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe pas mesditës të dalë edhe në një konferencë për shtyp duke u mburrur për aksionin në “arrestimin, çarmatosjen dhe shtrirjen" në tokë të uniformave të Policisë së Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›