E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia arreston dy policë të Kosovës në Merdarë

PRISHTINE-Policia e Serbisë sot në orën 10:30 në rajonin e Merdarit ka arrestuar dy policë të Kosovës. Lajmin e konfirmon ministri serb i Punëve të brendshme Ivica Daçic. Sipas tij dy kosovarët ishin të armatosur me dy pushkë automatike, dy revole dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë

“Në pranga kanë rënë Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri”, ka thënë Daçic në konferencën e shtypit të organizuar për këtë rast .

"Çfarë kanë kërkuar ata në territorin e Serbis dhe sipas cilës marrëveshje?” thënë Daçic duke shtuar se Serbia nuk do t’i durojë më këto akte.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Jahjaga: Arrestimet sulm mbi integritetin territorial të Kosovës Qeveria e Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të policëve Ministria e Brendshme: Policia serbe mori peng 2 policët kosovarë VV: Serbia në vend të kërkojë falje, sillet si sundues DASH reagon ndaj arrestimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›