Izolimi nga dëbora rrit çmimet e ushqimeve në rrethet e veriut
Veriu i Shqipërisë është zgjuar dje me reshje intensive të dëborës. Zonat e thella në Kukës, Has, Tropojë, Dibër, Bulqizë, Malësi të Madhe dhe Pukë vazhdojnë të jenë të izoluara. Akset nacionale rrezikohen të bllokohen përsëri për shkak të intensitetit të dëborës dhe akullit. Përkeqësimi i motit ka nisur të ndikojë tashmë për keq edhe në ekonominë e zonave të sipërpërmendura. Pas rritjes së ndjeshme të çmimit të biletave të udhëtimit, tashmë raportohet për rritje të çmimit të ushqimeve, çka justifikohet nga tregtarët me vështirësitë e transportit.
Çmimet
Duket se tregu nuk do ta kalojë lehtë dhe me optimizëm dëborën e dytë, e cila do të pengojë tashmë furnizimin, kryesisht nga Tirana. Tregtarët e miellit më Kukës, brenda katër orësh kanë rritur me 10 për qind çmimin e një thesi me miell. Kështu një thes 50 kg miell i Tiranës paraditen e djeshme kushtonte 2550 lekë ndërsa në orën 15:00 ka kushtuar 2800 lekë. Rritja e çmimit të miellit rrezikon të tërheqë edhe produkte të tjera, por nuk ka të dhëna që kjo të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme. Hëpërhë rritjen e çmimit të miellit qytetarët e interpretojnë si abuzim dhe mungesë kontrolli nga ana e kompetentëve.
Rrugët
Aksi i rrugës Kukës-Tiranë është mbajtur dje i hapur me shumë përpjekje, me përqendrim të mjeteve dhe punëtorëve të Ndërmarrjes së Rrugëve Rajonale dhe specialistët thonë se gjatë natës, nëse reshjet vazhdojnë më këtë intensitet, kalimi i mjeteve në segmentet Qafë Mali-Qafë Shllak dhe Kalimash bëhet tepër i vështirë. Është vështirësuar qarkullimi i mjeteve edhe në akset Kukës-Prizren, Kukës-Krumë, si Bajram Curri-Qafë Mali dhe Bajram Curri-Qafë Morinë. Në rrethin e Kukësit aktualisht mbeten të bllokuara 8 komuna nga 14 që ka gjithsej ky rreth. Rifillimi i reshjeve të dëborës në zona malore dhe shiut në zonat e ulëta ka sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve edhe në aksin nacional rrugor Peshkopi-Bulqizë-Burrel. Ndërkohë, në Qarkun e Dibrës, ku bëjnë pjesë rrethet, Dibër, Bulqizë dhe Mat, mjaft komuna si, Lurë, Kala e Dodës, Trebisht, Xibër, Macukull etj., vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dëbora. Sipas informacioneve të marra, mësohet se 40 fshatra të këtij qarku, janë në izolim të plotë. Ndërsa në Qarkun e Shkodrës, ku bëjnë pjesë rrethet Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe gjendja mbetet e rëndë në shumë zona malore. Kështu, nga shtabi i emergjencave në prefekturë bëhet e ditur se në Malësi të Madhe janë të izoluar fshatrat e Komunës Kelmend, në rrethin e Shkodrës fshatrat e komunave Shosh e Shalë, ndërsa në rrethin e Pukës janë të bllokuar fshatrat e komunave Fierzë, Iballë, Qafë-Mali dhe Qelëz.