E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael, konfirmohet vdekja e parë nga H1N1

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një burrë 35-vjeçar, i cili vuante edhe nga probleme të tjera shëndetësore, humbi jetën dje në një spital në qytetin verior Eilat. "Ky është rasti i parë i një personi në Izrael, i cili humb jetën pasi infektimit me virusin e gripit të derrave", tha një zëdhënëse e Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri tani, në Izrael janë regjistruar më shumë se 1,000 raste të gripit të derrave, sipas një njoftimi të publikuar javën e kaluar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë globale të gripit më 11 qershor. Virusi i ri ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 800 personave në të gjithë botën, që prej zbulimit të tij për herë të parë në Meksikë në muajin prill.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›