PS mbledh sot Asamblenë, Blushi dhe Malaj kundër Ramës
Gjithashtu, Asambleja do të vendosë edhe për thirrjen e Kongresit të jashtëzakonshëm, që do të mbahet brenda muajit gusht. Gjatë mbledhjes së sotme, kryetari Edi Rama do të prezantojë një rezolutë për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe të qeverisë së dalë prej tyre. Përveç rezolutës së Ramës, e cila duket më e ashpra, do të paraqiten edhe rezoluta të tjera.
Njëra e hartuar nga Arben Malaj dhe Ben Blushi, si dhe me mbështetjen e disa figurave, si Marko Bello, Ylli Bufi, Elmaz Sherifi, etj., përcakton që lufta politike të bëhet brenda Parlamentit. Duhet theksuar se këto figura i kanë kërkuar kryetarit të tyre që të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe të mos e braktisin Parlamentin.
Blushi e Malaj, së bashku me mbështetësit e tyre pritet të kërkojnë një analizë të plotë të zgjedhjeve dhe nxjerrjen e përgjegjësive. Vlen të theksohet se ndryshe nga Rama, këto figura janë kundër zgjedhjeve të parakohshme, ç’ka do ta ishin një barrë e rëndë për Shqipërinë, teksa kriza ekonomike është pranë.
Ende nuk dihet nëse Edi Rama do të japë dorëheqjen ose jo. Megjithatë, gjithçka pritet të bëhet zyrtare në mbledhjen e sotme të Asamblesë dhe më pas të Kongresit të jashtëzakonshëm.