E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael, partitë pro kolonive, protestojnë

Partite e ekstremit të djathtë izraelit kanë kërcënuar kryeministrin Netanjahu që mos pranojë zgjatjen e moratoriumit për ndërtimet e kolonive të reja.

Ata thonë se nëse Netanjahu tërhiqet perballe presionit do të rrezikojë qeverinë e krijuar me mbështetjen e tyre.

Reagimet vijnë një ditë pas takimeve të kryeministrit me presidentin amerikan Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri izraelit foli për ndërmarrjen e hapave në javët e ardhshme për të çuar përpara procesin e paqes, por nuk dha hollësi.

Një zëdhënës i presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, tha se përpara se të fillojnë bisedimet e drejtëpërdrejta, palestinezët donin të shikonin përparim në negociatat e indirekte me Izraelin për çështjet që kanë të bëjnë me kufirin dhe sigurinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›