Izraeli: Bllokada në Gaza, jetike për sigurinë

Bllokada në Rripin e Gazës është thelbësore jo vetëm për sigurinë e Izraelit, por edhe për atë të Egjiptit.
Deklarata është bërë nga ambasadori i shtetit hebre në Shtetet e Bashkuara, Michael Oren, i cili ka nënvizuar se Izraeli është i gatshëm ta lehtësojë bllokadën, por jo për importimin e materialeve të ndërtimit.
“E dimë që Hamas nuk do t’i përdorte këto materiale për të ndërtuar shkolla, por për bunkerë. Për këtë arsye nuk mund t’i lejojmë”, ka deklaruar Oren.