Obama: Ndihmë Gazas

Në një fjalim mbajtur nga Shtëpia e Bardhë, Obama tha se Uashingtoni planifikon akordimin e një ndihme prej 400 milion dollarësh në formë ndihme për palestinezët që ndodhen nën bllokadën izraelite. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se SHBA planifikon bisedime me Izraelin për heqjen e embargos ndaj palestinezëve të Gazas.
“Në kuptojmë dhe pranojmë të drejtën e Izraelit për të ndalur furnizimin e Gazas me armë, por mekanizma të reja duhet të aktivizohen për të lejuar mbërritjen e ndihmave dhe të mirave materiale për palestinezët e Gazas, pa qënë nevoja e shkaktimit të një tjetër incidenti”, tha Obama.
Presidenti amerikan përsëriti se e vetmja zgjidhje për një paqe të qëndrueshme në rajon mbetet krijimi i një shteti palestinez, krah për krah me një Izrael të sigurtë.