E Enjte, 5 Nëntor 2026

Izraeli: Diskutimet për armëpushim do të vazhdojnë

Kreu i agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad është kthyer nga bisedimet në Doha me homologun e tij të CIA-s amerikane dhe kryeministrin e Katarit.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë në X se “palët diskutuan një kornizë të re të unifikuar që kombinon propozimet e mëparshme dhe gjithashtu merr parasysh çështjet kyçe dhe zhvillimet e fundit në rajon”.

“Në ditët në vijim, diskutimet mes ndërmjetësuesve dhe Hamasit do të vazhdojnë për të vlerësuar fizibilitetin e bisedimeve dhe për përpjekjet e mëtejshme për të promovuar një marrëveshje”, thuhej ndër të tjera në deklaratë./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›