Izraeli: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit, lëshoi breshëri raketash ndaj nesh

Pak orë pas shpalljes së armëpushimit, Izraeli pretendon se Irani ka shkelur marrëveshjen.
Ushtria izraelite ka deklaruar se ka identifikuar breshëri raketash në veri të vendit, ndërsa shtoi se sistemet e mbrojtjes ajrore po “operojnë për të kapur kërcënimin”.
Po ashtu, Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në strehimore dhe të qëndrojnë atje deri në njoftim të mëtejshëm.
Detajet e lëshimit të raketës së raportuar janë ende të qarta, ndërsa Irani nuk e ka konfirmuar sulmin.
Kjo sulm vjen pak pas shpalljes së armëpushimit mes dy vendeve nga presidenti amerikan Donald Trump. Pas njoftimit, ministri i jashtëm i Iranit tha më parë se do t’i ndalte sulmet vetëm nëse Izraeli bënte të njëjtën gjë.
/rtsh.al/